Korçë: Arrestohet Një Kultivues I Bimëve Narkotike
					  KORÇË, 17 qershor /ATSH-Behar Fejzulla/ - Policia e Korçës ka arrestuar një kultivues të bimëve narkotike.
     Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë të Korçës, Eftjola Kacorri, bëri të ditur, se policia arrestoi sot shtetasin Baki Xhelollari, 55 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Marjan të komunës Gorë, i dënuar më parë për veprën penale të vrasjes të mbetur në tentativë.
     Arrestimi i tij u bë,  pasi ky person,  kishte mbjellë në tokat e tij rreth 100 bimë narkotike të llojit canabis-sativa,  të cilat u prenë dhe u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale.
     Gjatë këtij viti ky është rasti i parë që policia e Korçës zbulon një kultivues të bimëve narkotike./ch/ 				
				
				

 
    