English

Kroaci - Parlamenti Ndryshon Kushtetutën Për Pakicat Etnike

ZAGREB, 17 qershor /ATSH-MIA/ - Parlamenti kroat votoi dje në mbrëmje vonë një projektligj për ndryshime kushtetuese me qëllim harmonizimin e kësaj të fundit me rregullat e BE-së. Projektligji që ndryshon për herë të katërt kushtetutën që pas pavarësisë u votua me 131 pro, katër kundër dhe një abstenim. Kryeministrja kroate, Jadranka Kosor u angazhua për ndryshimet në kushtetutë, që u japin më shumë të drejta pakicave etnike, para se gjithash serbëve, duke sqaruar se ato janë të nevojshme duke pasur parasysh se vendi gjendet para hyrjes në BE. Në të ardhmen grupet e vogla etnike në parlament do të kenë të garantuara nga tre vende, kurse serbët do të kenë gjithashtu edhe tre mandate plotësuese./ a.jor.
KOMENTE