English

Kryeministri opozitës: Unë edhe 35 vjet në pushtet, po u morët ende me kutitë

Tiranë, 17 Qershor, NOA Update – “Nëse opozita merret me ende kuti, mazhoranca do të rrijë me dekada në pushtet. Po vazhduat kështu ju, mua do të më keni në këtë sallë, hipur atje, edhe 35 vjet”.

Me këto fjalë u është drejtuar deputetëve të opozitës në Kuvend, kryeministri shqiptar Sali Berisha, duke u bërë ftesë që të ndërrojnë strategjinë anti-qeverisje me zgjedhje kritikash më të vlefshme që të mund ta rrëzojnë atë dhe të realizojnë kështu vetë misionin e opozitës si të tillë.

Shoqëruar edhe me nota humori dhe të qeshura, kreu i qeverisë ka ironizuar me deputetët socialistë duke u bërë thirrje që ta ndryshojnë mënyrën e të bërit opozitë.

“Keni patur vetëm një qëllim, të mos merrni pjesë në zgjedhjet lokale dhe të pengohet procesi i integrimit”, i ka akuzuar ai më pas përfaqësuesit e opozitës në Kuvend.

Duke thënë madje se “ju keni idenë gjeniale që edhe kundërshtarin tim politik të parafundit si sekretar partie”, duke iu referuar emrit të ish-kryeministrit Fatos Nano.... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE