Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi, Një Minutë Heshtje Në Nderim Të Bekim Fehmiut
English

Kuvendi, Një Minutë Heshtje Në Nderim Të Bekim Fehmiut

TIRANË, 17 Qershor/ATSH-Anila Struga/.- Kuvendi i Shqipërisë mbajti sot një minutë heshtje në nderim të aktorit të shquar me origjinë shqiptare Bekim Fehmiu, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë. Gjatë seancës së sotme plenare, me propozim të deputetit të Partisë Socialiste, Pandeli Majko, parlamenti nderoi kujtimin e kësaj figure. "Bekim Fehmiu është nga të rrallët njerëz që në këto 50 vitet e fundit na ka bërë krenarë. Ndaj mendoj, se më shumë se sa do t'i bënim nder atij, i bëjmë nder vetes duke mbajtur një minutë heshtje, për këtë meteor të artit shqiptar", tha deputeti Majko. Aktori me origjinë shqiptare Bekim Fehmiu, 74 vjeç, i cili jetonte në Beograd, u nda nga jeta dy ditë parë. Ai konsiderohet i vetmi aktor shqiptar me përmasa botërore, i cili gjatë karrierës së tij interpretoi në rreth 40 filma dhe në një numur të madh pjesësh skenike teatrore./s.s./
KOMENTE