English

Lindje E Mesme - Shba Mirëpret Zbutjen E Bllokadës Në Gaza

UASHINGTON, 17 qershor /ATSH-ANSA/ - Shtetet e Bashkuara e mirëpritën sot vendimin e Izraelit për të zbutur bllokadën në Gaza dhe shprehën shpresën se kjo iniciativë të sjellë në një përmirësim të situatës në rajon. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner, deklaroi se "Shtetet e Bashkuara mirëpresin zbutjen e bllokadës dhe reflektojnë ndryshimet që ishin diskutuar me izraelitët". "Shtetet e Bashkuara janë në favor të një zgjerimi të gamës së produkteve të autorizuara për t'u futur në Gaza. Ndihma humanitare për edhe materiale ndërtimi. Por gjithmonë duhet të merret në konsideratë nevoja izraelite në fushën e sigurisë", deklaroi zëdhënësi. /e.v/
KOMENTE