English

Mbanin kanabis në çanta, kapen dy studentë bashkë me një burrë

Durrës, 17 Qershor, NOA – Dy studentë së bashku me një burrë, kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar “Eklips”, pasi u kapën në flagrancë me dy çanta sportive ku kishin fshehur bimë kanabis.

Sipas konfirmimit zyrtar për agjencinë e Lajmeve NOA, mësohet se të ndaluarit janë Emiliano Stefanidhi, 26-vjeç, lindur në Fier e banues në Tiranë; Romeo Nikolla, 21-vjeç, lindur e banues në Gostivisht të Përmetit dhe Luan Halili, 40-vjeç, edhe ky i lindur në të njëjtin fshat.

Mësohet se dy personat e parë janë studentë në Tiranë, ndërsa i ndaluari i tretë është banues në lagjen “Komuna e Parisit” në kryeqytet.

Arrestimi i tyre u be për arsye se janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë, në vendin e quajtur “Stacioni i Plepave” në Durrës, me dy çanta sportive në të cilat ndodheshin 10 qese plastike me lëndë të dyshuar si narkotike të llojit kanabis sativa, e cila në total kapte peshën e 6445.8 gramëve.

U kryen veprimet e nevojshme proceduriale dhe materialet për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE