Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta-Westerwelle: Dialogu Politik, I Rëndësishëm
English

Meta-Westerwelle: Dialogu Politik, I Rëndësishëm

- Ministri Meta takon në Berlin homologun gjerman Westerwelle - TIRANË, 18 Qershor/ATSH/.- Bashkëpunimi ekonomik dypalësh, vullneti për forcimin e mëtejshëm përmes investimeve gjermane në Shqipëri, sidomos në sektorin energjitik, duke nxitur bizneset e vogla e të mesme dhe bashkëpunimi reciprok mes strukturave përgjegjëse në luftën kundër krimit të organizuar, ishin në qendër të takimit të Zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta sot në Berlin me zv/kancelarim dhe ministër i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Guido Westerwelle. Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Jashtme, në këtë takim u vlerësuan bashkëpunimi ekonomik dypalësh si dhe bashkëpunimi reciprok mes strukturave përgjegjëse në luftën kundër krimit të organizuar. Në lidhje me situatën politike në Shqipëri, ministri Westerwelle theksoi rëndësinë e dialogut politik dhe kapërcimin e mosmarrëveshjeve midis palëve brenda parlamentit, pasi mirëfunksionimi i tij është shumë i rëndësishëm për reformat që kërkon integrimi evropian i vendit. Lidhur me pretendimet e opozitës për hetimin e zgjedhjeve, ministri Meta u shpreh se maxhoranca është e gatshme për bashkëpunim me të në hetimin e procesit zgjedhor, në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Përsa i përket integrimit evropian, Meta e informoi ministrin Westerwelle për dorëzimin e pyetjeve shtesë të Pyetësorit të Komisionit Evropian në kuadër të trajtimit të aplikimit të Shqipërisë për anëtarësim në BE. Gjithashtu, Meta shpjegoi hapat e ndërmarra për mbylljen e tre nënçështjeve të Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, në mënyrë që vendimi për kalimin e Shqipërisë në Listën e bardhë Schengen të realizohet sa më parë, brenda vitit 2010. Zv/kancelari dhe Ministri i Jashtëm gjerman, Westerwelle konfirmoi mbështetjen e plotë të Gjermanisë për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë, duke evidentuar progresin e bërë nga Shqipëria sipas raportit të vlerësimit të Komisionit Evropian, në maj 2010. Njëkohësisht, ai shprehu mbështetjen e vendit të tij për integrimin evropian të Shqipërisë. Në përfundim, ministrat Meta dhe Westerwelle shkëmbyen mendime mbi konkluzionet e Takimit të Nivelit të Lartë të Sarajevës, duke e vlerësuar atë si një nxitje tjetër për të inkurajuar vendet e rajonit në zbatimin e reformave integruese dhe zgjidhjen e problemeve bilaterale në frymën evropiane. Në këtë kontekst, Meta theksoi se pjesëmarrja e Kosovës në Takimin e Sarajevës ishte një hap përpara në integrimin e rajonit dhe nënvizoi njëkohësisht rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në të gjitha iniciativat integruese, pasi Shqipëria mbështet në radhë të parë një Kosovë evropiane, si faktor stabiliteti për të gjithë rajonin. Gjatë bisedimeve rreth zhvillimeve rajonale, ministri Westerwelle vlerësoi politikën konstruktive të Shqipërisë në rajon./a.s//n.m/
KOMENTE