Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Osbe Kërkon Ndihmë Urgjente Për Kirgistanin Dhe Uzbekistanin
English

Osbe Kërkon Ndihmë Urgjente Për Kirgistanin Dhe Uzbekistanin

VJENË, 17 qershor /ATSH-AFP/ - Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Knut Vollebaek, u kërkoi sot në Vjenë vendeve anëtare të organizatës të kontribuojnë në mënyrë emergjente stabilizimin e situatës në Kirgistan dhe po ashtu të ndihmojnë refugjatët në Uzbekistan, pas dhunës etnike të ditëve të fundit. "Nuk ka asnjë dyshim që Kirgistani ka ende nevojë për mbështetje ndërkombëtare për stabilizimin e situatës", deklaroi Vollebaek gjatë një takimi të Këshillit të përhershëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE), në selinë e saj në Vjenë. Ndihmë humanitare është po ashtu e nevojshme për shumë refugjatë në Uzbekistan", theksoi ai. Disa ditë dhune ndëretnike mes kirgizëve dhe minoriteti uzbek në jug të Kirgistanit kanë shkaktuar më tepër se 191 viktima dhe mbi 2 000 të plagosur, sipas një bilanci të Ministrisë kirgize të Shëndetësisë. Rreth 100 mijë refugjatë janë larguar nga Kirgistani ndodhen në Uzbrkistan, sipas OKB-së. "Përgëzoj qëndrimin shumë të përgjegjshëm të Uzbekistanit dhe i bëj thirrje qeverisë të mbajë të hapur kufirin dhe po ashtu komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë bujarisht Uzbekistanin në këtë situatë të vështirë", u shpreh Vollebaek./ /i.p/
KOMENTE