English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 17 Qershor/- Titujt kryesorë të shtypit shqiptar për ditën e sotme 17 qershor. "Panorama" LISTA E GJIMNAZISTËVE , TESTI I LETËRSISË , NOTAT PËRTË GJITHË MATURANTËT Emrat sipas qyteteve/ Dalin vlerësimet e për provimin e Letërsisë, për 32 mijë maturantë. -Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete: PE: Keqardhje që s`u arrit kompromisi, PS të qëndrojë në Parlament, duhet reformë zgjedhore Biznesi i vogël , xhiro 3 milionë lekë do kalojë në skemën e TVSH "Koha Jonë". PE: PS TË RRIJË NË KUVEND, BËNI REFORMËN ZGJEDHORE Presidenti i Grupit të Partive Popullore Europiane Xhozef Daul dhe ai i Grupit Socialdemokrat në Parlamentin Europian, Martin Shulz, kërkojnë që qeveria dhe opozita të punojnë për realizimin e reformës në sistemin zgjedhor. -Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete: Grupi i PS: Jo votimit të hapur për dekretet e Presidentit Ekonomia shqiptare, pranë 10 vendeve të para në BE "Shqip" KRIZA, SËRISH TË RAMA-BERISHA Strasburg. Krerët e dy grupeve parlamentare, Daul Schultz: "Përgjigjët e qeverisë dhe opozitës të gjejnë menjëherë një zgjidhje" -Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete: Kryesocialisti, në Nju Jork për krizën Presidenti Topi të mbrojë kompetencat e tij "Shekulli" NOTAT E LETËRSISË PËR 38 MIJË MATURANTË Ministria e Arsimit : Notat zyrtare që kanë marrë maturantët në të gjithë Shqipërinë -Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete: Procedura e re e daljes në pension Ndryshon vendimi për pagat në bankë "Gazeta Shqiptare" EVROPËS I SOS DURIMI: STOPUAT INTEGRIMIN Dy bashkëkryetarët e grupeve e parlamentare të PE, Shulz e Dol apel Berishës e Ramës -Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete: Notat e letërsisë, përgjgjia për gjimnazistët në Tiranë e rrethe Qeveria i imponoi BSH, Hotel "Dajtin", Banka e miratoi dje "Rilindja Demokratike" RAPORTI, EKONOMIA SHQIPTARE AFËR 10 VENDEVE MË TË ZHVILLUARA TË BE Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve të Ekonomisë dhe Financave në BE: Shqipëria, vendi lider i rajonit. -Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete: PE: Opozita në Kuvend, filloni reformën zgjedhore PD-Ramës: Do japësh llogari për çdo qindarkë që u ke grabitur qytetarëve të Tiranës "Zëri i popullit" PASOJAT, BERISHA MBAN PENG PE: KEQARDHJE, LUKSEMBURGU: GATI BUTONI "STOP" Deklaratat e ashpra kan ëmbërritur djenga përfaqsuesit e lartë të Parlamentit Europian, të cilët janë shprehur të pakënaqur nga mosarritja e një zgjidhjeje për ngërçin politik që ka mbërthyer vendin si pasojë e papërgjegjshmërisë së kryeministrit. -Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete: "Dajti", Berisha mburr Fullanin, Këshilli i mbikqyrës "OK" hotelit Grupi Parlamentar i PS: Mazhoranca po thellon krizën /i.s/
KOMENTE