Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reportazh/Gjirokastër: Mes Traditave Dhe Halleve Të Romëve
English

Reportazh/Gjirokastër: Mes Traditave Dhe Halleve Të Romëve

GJIROKASTËR, 16 Qershor/ATSH-Telnis Skuqi/ - Ka romë fatkeqë dhe fatmirë, por Muharrem Hajdini, 55 vjeç, babai i 9 fëmijëve, i ka dalë zot jetës të tij, pavarësisht peripecive të shumta. "Kam lëvizur kudo, por në Gjirokastër më ka ecur mirë", thotë Hajdini, i cili ka nisur shtegëtimin drejt Greqisë sëbashku me vajzën e vogël, Elizabetën. Hajdini tregon se pesë vjet më parë ka humbur bashkëshorten, ndërsa i kanë ndërruar jetë dhe tre fëmijë të mitur. Sipas zakonit shumëshekullor të vdekurit nuk i varrosin në varrezat publike, por gjetkë, në një vend të sigurtë", pohon Hajdini, duke nënkuptuar se romët nuk kanë varre. Ahengu, muzika, rrëfen Hajdini, është identiteti jonë, pasi jeta pa to nuk do të kishte kuptim. Traditat tona nuk i ka vjetëruar aq koha, as kurbeti, madje do t'i trashëgojmë tek fëmijët", siguron Hajdini. Sipas tij, çdo familje rome ka mesatarisht 10 pjesëtarë dhe kryetari i grupit është njeriu më i vjetër. "Kur vdes unë direkt më zëvëndëson bashkëshortja, ndërsa në mungesë të saj, në krye vihet gëzimi i parë (fëmija)", tregon Hajdini. Ai të thotë se fëmijët janë gjithçka, por edhe kafshët shtëpiake që shtegëtojnë bashkë me ta. Falë gomarit plaçkat e familjes transportohen më lehtë, thotë Hajdini, duke shtuar se çdo ditë bën afro 15 km rrugë më këmbë. Po ndryshe mendon Ahmet K., 45 vjeç, babai i 6 fëmijëve. Ai tregon se traditën e ka prishur dhe ka zgjedhur qytetin e Gjirokastrës për të jetuar përfundimisht i "ngulur", në periferi të lagjes "Zinxhira". Për të, shtegëtimi nuk ka më kuptim, pasi prej 7 vjetësh merret me biznes dhe fitimet janë të kënaqshme. "Secili për vete, zoti për të gjithë", është sllogani i Ahmeti, duke shtuar se katër fëmijë po arsimohen, ndërsa dy qëndrojnë në banesën njëkatëshe, 50 metra katror. Sipas tij, për herë të parë romët në lagjen "Zinxhira" kanë ujë të rrjedhshëm, kontribut i zyrës së OSBE-së në Gjirokastër, me vlerë 10 mijë euro. "Mungesa e ujit në lagjen jetojnë romët kishte bërë që herë pas here të shpërthenin epidemitë, por tashmë gjërat kanë ndryshuar", tregon Ahmeti. Dy nga problemet më shqetësuese për komunitetin rom, sipas tij, janë diskriminimi dhe strehimi. "Fëmijët romë shihen negativisht nga bashkëmoshatarët e tyre të bardhë", shprehet Ahmeti. Ky konstatim është nxjerrë edhe nga një studim që është kryer një vit më parë nga organizata për mbrojtjen e fëmijëve "Save the Children", me seli në Tiranë. Arbëresha Mushani, në cilësinë e koordinatores së "Save the Children", është shprehur se "mbi 80% e fëmijëve të bardhë në Gjirokastër nuk do të donin kurrësesi që të kishin në klasë fëmijë me ngjyrë". Sipas saj, ky diskriminim për fëmijët me ngjyrë është për shkallën e ulët të higjenës dhe mungesës së seriozitetit në mësime. Arjan Pano, drejtor rajonal i arsimit për Qarkun e Gjirokastrës, e cilëson të paragjykuar diskriminimin e fëmijëve romë dhe për këtë qëllim janë organizuar një sërë takimesh me prindër për të eleminuar paragjykimet mes dy komuniteteve. Lidhur me problemin e strehimit, burime zyrtare nga Bashkia e Gjirokastër shprehen se fatkeqësisht romët nuk përfitojnë drejtpërdrejt nga ligji i ri i "Për strehimin", pasi ata nuk plotësojnë asnjë kriter për të përfituar një apartament. "Mbi 10 familje rome janë regjistruar si të pastreha, por të ardhurat financiare nuk janë të besueshme dhe për këtë arsye kërkesat janë refuzuar", thanë burimet e mësipërme. Të njëjtat burime shprehen se kjo kategori duhej të trajohet me një ligj të veçantë, pasi më siguri ka një person që gëzon "Statusin e Jetimit", se sa një familje rome. Blerina Tepelena, specialiste në Sekretariatin Teknik për Romët, pranë Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (MPÇSSHB), thekson se dikasteri ka tashmë një plan strategjik kombëtar për romët, që ka nisur të zbatohet qysh në fillim të këtij viti. "Qëllimi i planit kombëtar për romët është përmirësimi i gjendjes social-ekonomike të tyre", thotë Tepelena, duke shtuar se buxheti i shtetit ka vënë në dispozicion mbi 2 miliardë lekë deri në vitin 2015, prej të cilave 568 milionë lekë për arsimim, 507 milionë për punësim, 878 milionë lekë për strehim dhe 336 milionë lekë për shëndetin. /s.s./
KOMENTE