Shba I Akordon Një Ndihmë Shtesë Prej 6,5 Milionë Dollarësh Kirgistanit
					  UASHINGTON, 17 qershor /ATSH-AFP/ - SHBA-ja do t'i akordojë një ndihmë humanitare shtesë prej 6,5 milionë dollarësh Kirgistanit që është përfshirë javët e fundit nga dhuna ndëretnike, njoftoi sot zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Philip Crowley.
     ''Kjo ndihmë shtesë do të jepet nga organi i Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar''  (USAID), theksoi për shtypin, Crowley.
     Duke theksuar se Uashingtoni e ka ndjekur nga afër situatën në këtë vend të Azisë Qendrore, Crowley shtoi se sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton zhvilloi dje një bisedë telefonike me presidenten kirgize të përkohshme, Rosa Otunbaieva.
     Një zyrtar i lartë i administratës, Obama u prit në fund të javës në Bichkek për të zhvilluar bisedime me qeverinë kirgize lidhur me situatën e vështirë që po kalon vendi./
/ec/  a.jor. 				
				
				

 
    