Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkoder: I Jepet Lamtumira Kengetares Se Mirenjohur Shkodrane, Florinda Gjergji
English

Shkoder: I Jepet Lamtumira Kengetares Se Mirenjohur Shkodrane, Florinda Gjergji

SHKODËR, 17 Qershor/ATSH-G. Marku/- Është përcjellë sot për në banesën e fundit këngëtarja e mirënjohur shkodrane, Florinda Gjergji, e cila një ditë më parë u nda nga jeta në moshën 82 vjeçare, duke lënë pas një karrierë shumë të pasur në fushën e artit. Qytetarë të shumtë shkodranë e më gjërë, miq dhe dashamirës të kësaj këngëtareje që i dha shumë artit shkodran dhe atij shqiptar, bënë homazhe pranë arkivolit të vendosur në hollin e teatrit "Migjeni" të Shkodrës. Homazhe bënë edhe prefekti Maxhid Cungu, kryetari i qarkut Gjovalin Kolombi, kryebashkiaku Lorenc Luka, si dhe përfaqësues të MRKS, Teatrit Kombëtar të Tiranës etj. "U nda nga jeta një soprano e mirënjohur. I japim sot lamtumirën e fundit "Mrikës" së paharruar, artistes së merituar Florinda Gjergji. Sot muzika lirike shqiptare në përgjithësi dhe ajo shkodrane në veçanti, është më e varfër, sepse nuk jeton më interpretuesja dhe protogonistja e operas së parë shqiptare", tha në ceremoninë e homazheve shkrimtari dhe dramaturgu i njohur shkodran, Fadil Kraja. Florinda Gjergji është një nga këngëtaret më të vjetra të qytetit të Shkodrës, por edhe të vendit tonë, e cila në një jetë bashkëshortore 50 vjeçare me shokun e jetës, këngëtarin shkodran po aq të njohur Ndrekë Gjergji, kanë spikatur me interepretimet në duet në sa e sa këngë që janë kthyer në hymn për gjithë qytetin e Shkodrës. Debutimin e saj të parë në skenë e ka pasur në moshën 18 vjeçare e duke ecur më pas në gjurmët e këngëtares se mirenjohur Marie Kraja, u bë një ndër zërat më të preferuar të artedashësve shkodranë. Vlerat e kësaj këngëtareje janë shoqëruar me tituj të shumtë të akorduar per te, si "Artiste e Merituar", titulli i akorduar nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës "Krenaria e Qytetit" etj. /a.ke/
KOMENTE