Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Somali:Mund të vdesësh pse sheh Botërorin e Futbollit në televizor
English

Somali:Mund të vdesësh pse sheh Botërorin e Futbollit në televizor

Somali, Mogadishu, 17 qershor, NOA – Kur e tërë bota po shijon ethshëm ndeshjet e Kampionatit Botëror të Futbollit, në Afrikën e Jugut, somalezët duket se po i ruhen një rreziku vdekjeje, që u vjen nëse shohin Botërorin e Futbollit.

Ky rrezik bëhet edhe më i besueshëm kur mëson se kërcënuesit e somalezëve janë dy grupet islamike Hizbul Islam dhe Al Shabab, të cilët e konsiderojnë Botërorin si një ngjarje joislamike, arsye për të cilën do të dënojnë të gjithë ata dashamirë somalezë të futbollit sipas ligjeve të Sheriatit.

Dhe milicët islamikë duket se e kanë vërtetuar paralajmërimin e tyre kërcënues, pasi pak ditë më parë militantë të armatosur rëndë u vërsulën nëpër disa shtëpi ku shihej futbolli në solidaritet, në qytetin Afgoji, dhe vranë dy vetë, dy djemtë e shtëpisë dhe arrestuan 30 të tjerë, që u përpoqën të shpëtonin duke dalë nga dritaret.

Madje dy grupet e militantëve islamikë në Somali, që kontrollojnë pjesën më të madhe të vendit, kanë paralajmëruar me dënim maksimal edhe ata që kapen duke parë fshehurazi futboll, apo këto lojëra të ndaluara nga Sheriati, sikundër i quajnë islamikët somalezë.

Ndaj futbollin në Somali duhet ta shohësh fshehurazi, me njërin sy të shohësh ndeshjen e tjetrin të mos ia ndash derës, pasi nga momenti në moment mund të gjendesh i rrethuar, apo më keq akoma i vdekur në vend, tregon një somalez i dhënë pas sportit më popullor në botë.

“Unë e përkrah Afrikën të fitojë Kupën e Botës. Jam shumë i lumtur këtë vit, por, kryengritësit refuzojnë t’i lejojnë njerëzit të shohin lojërat, ndaj edhe vij t’i shoh këtu, pasi këtu jemi të qetë, e kemi parë çdo ndeshje që luhet në Afrikën e Jugut”, thotë 15 vjeçari Mahad Mohamed Haxh, kapiten i skuadrës së Somalisë për lojtarët e moshës nën 17 vjeç, i cili i ndjek ndeshjet e Botërorit të Futbollit në një pjesë të kryeqytetit somalez, të mbrojtur nga paqeruajtësit e Unionit Afrikan.

Vetëm pak orë para nisjes së Botërorit të Futbollit, më 11 qershor, kreu islamit somalez, Sheik Abu Jahja al Iraki, e mbrojti vendimin për të ndaluar ndjekjen e ndeshjeve përmes ekranit, duke thënë se “futbolli buron nga kulturat e vjetra të krishtera dhe administrata jonë islamike kurrë nuk do të lejojë që të shihet ajo që ata e quajnë Kupa e FIFA-s”.

Futbolli dhe lojërat e tjera të cilësuara si “vepër e djallit”, janë ndaluar nga kryengritësit islamikë të Somalisë, Hizbul Islam dhe Al Shabab, qysh prej vitit 2006.

mit/NOA
KOMENTE