Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Takim I Të Dërguarit Amerikan Në Lindjen E Mesme Me Kryeministrin Izraelit
English

Takim I Të Dërguarit Amerikan Në Lindjen E Mesme Me Kryeministrin Izraelit

JERUSALEM, 17 qershor /ATSH-AFP/ - I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, George Mitchell takoi sot kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në fillim të një serie të re të negociatave të ndërmjetësuara izraelito-palestineze, njoftuan burime zyrtare izraelite. Ai u largua nga rajoni në fillim të qershorit, disa ditë para vizitës së presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, i cili u prit më 9 qershor në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan, Barack Obama dhe ka marrë një premtim për ndihmë amerikane prej 400 milionë dollarë për territoret palestineze. Pas takimit dhe bisedimeve me zyrtarët izraelitë, Mitchell ka parashikuar takime dhe bisedime me zyrtarët palestinezë nesër dhe të shtunën me zyrtarë egjiptianë, në Egjipt", sipas Departamentit amerikan të Shtetit./ /i.p/
KOMENTE