Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
USAID, dhuron sistem të kompjuterizuar për taksat në Elbasan dhe Gramsh
English

USAID, dhuron sistem të kompjuterizuar për taksat në Elbasan dhe Gramsh

Elbasan, 17 Qershor, NOA - Kryetarët e bashkisë Elbasan dhe Gramsh, Qazim Sejdini dhe Kastriot Zera, bashkë me oficerin e USAID, Stephen Herbaly, përuruan sot një sistem të ri të kompjuterizuar të taksave vendore në të dyja qytetet.

Sistemet e programit qe u zhvilluan nëpërmjet programit të USAID-it për Qeverisjen Vendore në Shqipëri (LGPA), mundësojnë një administrim më të efektshëm dhe më efikas të vjeljes së taksave dhe ofrimit të shërbimeve që do të rezultojnë në të ardhura më të mëdha nga taksat për bashkitë dhe në shërbime më të mira për qytetarët.

Deri tani, departamenti i taksave në bashkitë e Elbasanit dhe Gramshit i kryente funksionet në mënyrë manuale.

Por me sistemin e ri të kompjuterizuar, departamenti i taksave do të ulë kohën që duhet për të llogaritur saktësisht detyrimet tatimore dhe evidentojnë pagesat e taksave.

Sistemi gjithashtu lejon zyrtaret e urbanistikes të hartojnë raporte të rëndësishme si dhe të analizojnë të ardhurat nga taksat për planifikimin dhe zhvillimin e qytetit në të ardhmen.

Gjithashtu, do të pakësojnë ndërveprimet personale me punonjësit e tatimeve që shpesh konsiderohen si burim i praktikave korruptive.

Deri tani, LGPA/USAID ka përuruar në 8 bashki sistemet e reja të kompjuterizuara të taksave vendore, që përfshijnë bashkitë e Lezhës, Fierit, Fushë-Krujës, Korçës, Pogradecit, Shkodrës, Elbasanit dhe Gramshit.

Në total, mbështetja e USAID-it për kompjuterizimin e drejtorive të Tatim-Taksave shkon në shumën mbi 370 milion lekë në 10 departamente të taksave të bashkive, përfshirë bashkinë e Elbasanit që arrin vlerën afërsisht 1.9 milion lekë dhe mbi 2.5 milion lekë në bashkinë e Gramshit.

n.e/NOA

KOMENTE