Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosje, për shitjen e PTK: Privatizimi i profitit, Nacionalizimi i humbjes
English

Vetëvendosje, për shitjen e PTK: Privatizimi i profitit, Nacionalizimi i humbjes

Prishtinë, 17 qershor, NOA – Privatizimi i Post-Telekomunikacionit të Kosovës, PTK-së, rezulton si nacionalizim i humbjes dhe privatizim i profitit apo i të mirave materiale, një vendim që qeveria e Kosovës duket ta ketë marrë dje.

Ky paralajmërim kishte mbërritur një muaj më parë, nga eksperti i telekomunikacionit, Ismet Hamiti, në mitingun e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje pikërisht mbi këtë projekt të qeverisë kosovare.

Komiteti për Ekonominë, i lëvisjes Vetëvendosje, deklaroi sot në një konferencë për shtyp se “qeveria e Kosovës do ta shesë PTK-në 75 përqind, përderisa 25 përqind të aksioneve do t’i mbajnë në pronësi publike. Kështu është raportuar përqindja e shitjes së PTK-së, ndërkohë që në realitet ajo qëndron ndryshe. Pasi 75 përqind është telefonia fikse dhe ajo lëvizëse, ndërsa 25 përqind është Posta e Kosovës, pra thënë shkoqur, vazhduan deklaratën ekspertët e Vetëvendosjes, “Qeveria e Kosovës do ta mbajë në pronësi të saj shërbimin postar”.

Në këtë konferencë ekspërtët e Vetëvendosjes bënë një rezume të PTK-së, qysh prej themelimit të saj, ku sipas tyre, telefonia lëvizëse ishte ndërmarrja më fitimprurëse e PTK-së.

Pas saj vinte telefonia fikse, dhe në fund Posta e Kosovës, e cila nuk ka rezultuar fitimprurëse.

“Sikundër raportohet në media, qeveria ka vendosur që t’i mbajë në pronësi të veten edhe 25 përqind të aksioneve të telefonisë Vala dhe Telekomit. Këshilltarët kanë sugjeruar shitjen e së paku prej 75 përqind të aksioneve të PTK-së, pra sipas burimeve zyrtare është lënë mundësia që edhe ato 25 përqind të shiten në të ardhmen, që duke gjykuar sipas politikave të deritanishme nuk do të jetë e largët koha kur ato do të shiten tërësisht”, deklaruan ekspertët e Vetëvendosjes.

Sipas Vetëvendosjes, PTK-ja është ndarë në telefoninë lëvizëse Vala, Telekom dhe Postë, por asnjë prej kompanive të interesuara për blerjen nuk janë të interesuar ta blejnë Postën, ndaj bëjnë të ditur ekspertët, Qeveria e Kosovës po ia heq këtë pengesë, e po e mban Postën për vete, duke bërë që blerësit potencial t’i plotësohen kërkesat.

Me këtë manovër të qeverisë së Kosovës, përmbyllin deklaratën eekspertët e Vetëvendosjes, përfitojnë si blerësi potencial ashtu edhe qeveria, ndërsa ajo që do të humbë është Kosova, një problem që krerët e Kosovës nuk po dinë dot si ta zgjidhin.

mit/NOA
KOMENTE