Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Alarmi: Në Evropë po zhduken fluturat
English

Alarmi: Në Evropë po zhduken fluturat

Gjenevë, 18 Qershor, NOA - Në Evropë, fluturat po zhduken. Ky është alarmi që jep raporti i fundit "Sinjalet e Mjedisit 2010" i publikuar nga Agjencia Evropiane e Mjedisit, sipas të cilit prania e fluturave në kontinentin e vjetër ka rënë me 60 %.

Ndërkaq, ky raport është shumë më pak kritik për bletët, ndërsa shton se shumë lloje të egra të këtyre insekteve të çmuar tashmë janë shuar në Evropë dhe në mbarë botën.

Akuzat iu hidhen përdorimit të mjaft pesticideve, gjë e cila ka sjellë ndjeshëm reduktimin e biodiversitetit në kontinentin evropian dhe në shumë rajone të botës.

"Gjetjet e fundit shkencore konfirmojnë atë për të cilën shkencëtarët janë ankuar në vite. Përdorimi në rritje i insekticideve neonicotinoid, neurotoxicity shkakton probleme serioze sistematike të vazhdueshme për mbijetesën e bletëve", thotë kryetari i shoqatës kombëtare italiane të Fluturave, Francesco Panella.

Sipas tij, është e nevojshme që të ndalohet rrezatimi, dhe spërkatja e bimëve me pesticide të cilat largojnë fluturat dhe bletët prej tyre.

n.e/NOA

KOMENTE