Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Artisti Shaqir Rexhvelaj Dekorohet Me Urdhërin Naim Frashëri I Artë
English

Artisti Shaqir Rexhvelaj Dekorohet Me Urdhërin "Naim Frashëri I Artë"

TIRANË, 18 Qershor/ ATSH- Suada Daci/- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekoroi sot me urdhërin "Naim Frashëri i Artë", artistin Shaqir Rexhvelaj, me motivacion "për kontribut të rëndësishëm në rritjen e nivelit ideoartistikë të emisioneve dhe programeve artistike në Radiotelevizionin Shqiptar". Në një ceremoni të organizuar në mjediset e ministrisë të Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, në prani të personaliteteve të artit, kulturës, Shaqir Rexhvelaj, u shpreh se, "një jetë e gjatë në art që në 1957 kur kam marr pjesë në festivalin e parë dhe deri sot, është një rrugë e gjatë e artit dhe e kulturës. Me shumë kolegë të tjerë kemi kontribuar në krijimin e shumë instiucioneve në Shqipëri, si formimin e Orkestrës Simfonike të RTSH-së në 1962 , për Televizionin shqiptar profesional në vitin 1972", tha mes rtë tjerave, Rexhvelaj. Zv/ministri i Kulturës, Nikollë Lesi duke e cilësuar artistin Shaqir Rexhvelaj si një njeri që ia dedikoi jetën artit gjatë proçeseve demokratike tha se, "ai u përfshi në një grupim intelektualësh, që në vigjilje të një epoke të re për historinë e vendit, nuk qëndruan në këndin e indiferentëve, por i dhanë një dimesion tjetër vetes dhe pluralitetit të mendimit në Shqipëri". Ceremonia vijoi me një koncert me flaut nga një grup trio e Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar./n.m/
KOMENTE