English

Durres: Anija Ushtarake Franceze, Vizite 3-Ditore Ne Portin Detar

DURRES, 18 qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Anija ushtarake franceze A 613 ka mbërritur sot paradite për një vizitë portuale në Durrës dhe ekuipazhi i saj gjatë qëndrimit 3-ditor në vendin tonë do të zhvillojë një sërë vizitash në institucione të ndryshme si dhe një stërvitje në bashkëpunim me Forcat tona Detare. Burime zyrtare nga Komanda e Forcave detare me qendër në Durrës, bënë të ditur për ATSH-në se vizita portuale e anijes franceze ishte planifikuar në kuadër të bashkëpunimit mes forcave tona detare. Drejtuesit e saj do të priten në vizita të veçanta nga autoritete të larta ushtarake si dhe nga përfaqësues të pushtetit vendor në Durrës, shtuan burimet. Në ditën e fundit të qëndrimit të saj në Durrës, në bordin e anijes franceze A 613 do të zhvillohet edhe një stërvitje e përbashkët me Forcat tona detare të Flotiljes së Veriut, përfunduan burimet e Komandës detare. Forcat ushtarake detare si pjesë Forcave tona të Armatosura, që nga viti 2009 janë pjesë përbërëse e Paktit të Atlantikut Verior NATO. /a.ke/
KOMENTE