Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomi - Kina: Çështja E Juanit Nuk Është Në Menunë E G20-S
English

Ekonomi - Kina: Çështja E Juanit Nuk Është Në Menunë E G20-S

PEKIN, 18 qershor /ATSH-AFP/ - Kina përsëriti sot se çështja e vlerës të këmbimit të monedhës së saj i takon vetëm asaj dhe nuk duhet të trajtohet gjatë bisedimeve të samitit të ardhshëm të G20-s në Toronto. "Me sa di nga samitet e mëparshme, nuk mendoj se kjo çështje ka qenë ndonjëherë në program", deklaroi Zhang Tao, drejtor i departementit ndërkombëtar të Bankës Qendrore. "Le renminbi (monedha e popullit, një emër tjetër i juanit) është monedha e Kinës. Kjo nuk është një çështje që duhet ta trajtojë komuniteti ndërkombëtar", theksoi Cui Tiankai, zëvendësministër i Jashtëm, gjatë një konference të përbashkët shtypi me Zhang, për të paraqitur samitin e ardhshëm. Vendet e G20, ku bëjnë pjesë vendet kryesore të pasura dhe ato në zhvillim, pritet të mblidhen në Toronto më 26 dhe 27 qershor. Presidenti kinez Hu Jintao do të marrë pjesë në këtë samit në përfundim të një vizite zyrtare në Otava nga 23 deri më 25 qershor. Dje, duke njoftuar vizitën presidenciale, Ministria e Jashtme kineze ka njoftuar se Pekini nuk e vlerëson "të përshtatshme diskutimin e vlerave të këmbimit të juanit në G20" Zhang Tao konfirmoi gjithashtu se Kina vendos për politikën e saj të vlerave të këmbimit në bazë të kushteve ndërkombëtare, por edhe të brendshme. Në fund të majit, presidenti Hu përmendi një rifillim të mundshëm "gradual" të reformës së sistemit të vlerave të këmbimit, por pa përcaktuar afate. Që prej verës së vitit 2008, juani vazhdon të qëndrojë në kuotën 6,8 kundrejt dollarit, duke u luhatur në një kuadër shumë të ngushtë ndaj kartmonedhës së gjelbër. Ai e mori menjëherë veten përballë euros. Presionet, kryesisht amerikane, po theksohen për ta futur Pekinin në një sistem vlerash këmbimi më elastike që do t'i bënte të mundur rritjen e renminbit. Partnerët tregtarë të Kinës theksojnë se nënvlerësimi i juanit i bën të mundur Pekinit t'i eksportojë mallrat e tij me çmime të ulëta. /I.Pu.
KOMENTE