Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukës: Pyjet E Privatizuara, Më Të Mbrojtura Nga Zjarret E Verës
English

Kukës: Pyjet E Privatizuara, Më Të Mbrojtura Nga Zjarret E Verës

TROPOJË, 18 qershor /ATSH-R.Hoxha/ - Privatizimi i masiveve të gështenjës në rrethin e Tropojës ka minimizuar rrezikun e rënies së zjarreve, edhe pse ato janë të rrezikuara si rrjedhojë e temperaturave mjaft të larta të kësaj periudhe. "Por shqetësimi është ndërsa ne nuk mund të nderhyjmë në rast të rënies së zjarreve në këto massive, pasi ato janë pronë private", thotë për ATSH-në kryetari i komunës së Bujanit, Hasan Mehmeti. Gjatë verës pyjet janë të rrezikuara nga zjarrjet njësoj, ndërsa mbrojtja e tyre sipas statistikave dhe specialistëve është e diferencuar. "Nëse çdo vit digjen dhjetra ha pyje nga zjarri, këto vitet e fundit nuk kemi patur asnjë rast zjarri në masivet e gështenjës", thotë drejtori i zyrës së Bujqësisë të Tropojës, Riza Doçi, që sekretin e gjen tek privatizimi i masiveve me gështenja. "Vetë komuniteti ka ngritur grupet e kontrollit të situatës, gjë që bën të mundur ndërhyrjen e menjëhershme të të gjithë banorëve në rast të rënies së zjarrit", shton Doçi. Përvoja e krijuar si rrjedhojë e privatizimit të këtyre masiveve mund të shtrihet edhe në mbrojtjen e masiveve të tjera pyjore. "Pavarësisht temperaturave të larta, përvoja e mbrojtjes nga zjarri të masivit të gështenjës mund të shtrihet edhe edhe për masivet pyjore, aq më tepër që tashmë mbi 65% e tyre janë pronë e komunës", thotë Doçi. Këtë e pranojnë edhe vetë drejtuesit e komunave. "Edhe pse s'kemi fonde për këtë qëllim, mundësitë për mbrojtjen e pyjeve nga zjarri janë evidente, mjafton shembulli i mbrojtjes së masivit të gështenjës ku zjarret gjithnjë janë parandaluar", thotë Mehmeti, i cili shton se rënia e zjarreve në pyje është rrjedhojë kryesisht e mungesës së kujdesit nga vetë banorët. Mbrojtja e masivit të gështenjës në rrethin e Tropojës, që përbën masivin më të madh me këtë dru frutor në Ballkan është vënë në qendër të vemendjes të fermerëve pronarë në këtë periudhë. Në këtë rreth masivi i gështenjës përbëhet nga një sipërfaqe prej rreth 2400 ha me mbi 220 mijë rrënjë prej të cilave rreth 200 mijë janë në prodhim e që japin një prodhim vjetor mbi 1800 tonë gjithsej, ndërsa pjesa më e madhe e prodhimit eksportohet në vende si Gjermani, Austri Turqi, Itali etj./ch/
KOMENTE