Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lëshoi çertifikatë pronësie për 10 mijë euro, ndalohet ish-punonjësja e Hipotekës
English

Lëshoi çertifikatë pronësie për 10 mijë euro, ndalohet ish-punonjësja e Hipotekës

Durrës, 18 qershor, NOA – I ka kërkuar dhe më pas i ka marrë shumën prej 10.000 euro një qytetari për ta pajisur me çertifikatë pronësie, për një pronë në të cilën do të ndërtohej një kompleks banimi, duke përshpejtuar procedurat e duke shkelur kështu dispozitat ligjore, që normojnë punën e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Kjo ka bërë që forcat e policisë të nisin menjëherë një procedim penal ndaj një ish- specialisteje pranë zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë, aktualisht, juriste në drejtorinë Rajonale të Shërbimit dhe Transportit Rrugor në Shkozet.

Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA, emri i saj është Vilma Nesturi, 46 vjeçe dhe banuese në Durrës, ndërsa ndaj saj gjykata tashmë ka vendosur masën e sigurisë me “Detyrim paraqitje” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. n.e/NOA

KOMENTE