Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pushkatohet i dënuari me vdekje në SHBA
English

Pushkatohet i dënuari me vdekje në SHBA

Utah, 18 qershor, NOA - Amerikani Roni Li Gardner, i cili ishte dënuar me vdekje për dy vrasje, është ekzekutuar sot me pushkatim në shtetin federal Utah.

Gardner, 49 vjeç, është i dënuari i tretë me vdekje që është ekzekutuar në këtë mënyrë, përpara se të hiqet praktika e tillë në këtë shtet.

Gardner e kishte zgjedhur vetë mënyrën e ekzekutimit. Mundësia e fundit e tij që të shmangë dënimin me vdekje ishte ankesa, e cila u refuzua nga Gjykata Supreme.

Guvernatori i shtetit Utah, Geri Herbert, gjithashtu dje e refuzoi kërkesën për shtyrje të përkohshme të ekzekutimit.

Katër pushkë ishin mbushur me municion të vërtetë, ndërsa njëra me plumb "qorr", në mënyrë që te çdo pjesëtar i njësitit të mbeten dyshimet se ai mund të mos ketë pasur plumbin e vërtetë.

Si ë shumë shtete amerikane ku lejohet dënimin me vdekje, edhe shteti Utah tash e shfrytëzon injektimin vdekjeprurës si mënyrë të ekzekutimit.

Njësiti i pushkatimit ekziston si alternativë vetëm në Oklahoma.

Gardner ishte dënuar me vdekje pas vrasjes së avokatit të tij Majkëll Burdel, të cilin e qëlloi për vdekje teksa përpiqej të ikë nga gjykata, ku gjykohej për vrasjen e banakierit, Melvin Oterstrom.

m.xh/NOA/RFE

KOMENTE