Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sarkozy Në Londër Me Rastin E 70-Vjetorit Të Deklaratës Së De Gaulle Për Rezistencën Ndaj Nazizmit
English

Sarkozy Në Londër Me Rastin E 70-Vjetorit Të Deklaratës Së De Gaulle Për Rezistencën Ndaj Nazizmit

LONDËR, 18 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti francez, Nicolas Sarkozy mbërriti në Londër me rastin e 70-vjetorit të deklaratës së gjeneralit Charles de Gaulle bërë më 18 qershor 1940 në kryeqytetin britanik dhe Aktin e Themelimit për Rezistencë ndaj armikut nazist. Presidenti francez shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Carla Bruni-Sarkozy. Ai përshëndeti në një komunikatë kujtimin e luftëtarëve. ''Në një kohë që dëshmitë e kësaj kohë bëhen më të rralla kjo përkujtimore është rasti për t'i bërë homazh të gjithë luftëtarëve të parë dhe atyre që nuk kanë reshtur kurrë t'i besojnë Francës'', tha ai. Kryeministri britanik, David Cameron theksoi se ky përvjetor na sjell ndërmend lidhjen e ngushta mes Francës dhe Anglisë. Presidenti, Sarkozy do të vizitojë qendrën historike të BBC për të vendosur një pllakë përkujtimore. Ai do të zhvillojë takime me princin Charles, që përfaqëson familjen mbretërore në ceremoni dhe më pas do të vizitojë ish-lagjen e gjeneralit të Francës së Lirë. Fjalimi i De Gaulle ishte rezultat i një kërkese të bërë nga Churchilli që ai t'i drejtohej Francës nga BBC. Kjo do të ishte deklarata më e famshme e De Gaulle dhe kjo datë do të shndërrohej në një përvjetor për t'u festuar për të dhe vendin e tij. Fjalimi i asaj mbrëmjeje i mbajtur nga gjenerali 49-vjeçar do të ishte themeli i lëvizjes që do të quhej ''golizmi'' dhe që e çoi atë drejt udhëheqjes së vendit të tij. Nicolas Sarkozy do të vendosë kurora me lule në Carlton Gardens, para statujave të Charles de Gaulle dhe Winston Churchill, si dhe në statujën e mbretit George VI, babai i mbretëreshës Elizabeth dhe nënës mbretëreshë që priti në atë kohë gjeneralin De Gaulle./ /ec/ a.jor.
KOMENTE