English

Thaçi takohet me Ketrin Ashton

Bruksel, 18 qershor, NOA - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon një vizitë disa ditore në Bruksel. Pas takimit me Komisionerin për Zgjerimin Stefan Fule, sot pritet të takohet me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Ashton.

Gjithashtu zyra e shtypit e kryeministrit njofton se Thaçi do të takohet dhe me zyrtarë të lartë të Belgjikës, vend ky që së shpejti e merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

Gjatë takimeve të djeshme, Thaçi theksoi se pret nisjen e shpejtë të bisedimeve lidhur me liberalizimin e regjimit të vizave.

m.xh/NOA

KOMENTE