English

Tiranë, Plagosi Dy Persona, Arrestohet 19-Vjeçari

I TIRANË, 18 Qershor /ATSH / - Një 19-vjeçar u arrestua gjatë orëve të vona të mbrëmjes se djeshme, pasi kishte qëlluar me sende të forta dy persona, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës, bënë të ditur të premten për ATSH-në se ngjarja për të cilën akuzohet 19-vjecari Erjol Hajdari, ka ndodhur rreth orës 22.00, në fshatin Yrshek, kur ky shtetas, në bashkëpunim edhe me një bashkëmoshatarin e tij, për motive të dobëta, kanë plagosur me mjete të forta, si dhe kanosur me armë zjarri, shtetasit Martin Elezi, 24 vjeç dhe Fatri Osmanllari, 21 vjeç, banues në Yrshek. Materialet hetimore në ngarkim të 19-vjeçarit, ndaj të cilit rëndon akuza e "Plagosjes së lehtë më dashje" dhe "Trafikim të armëve dhe municioneve", i kaluan Prokurorisë së Tiranës. Ndërkohë, për "Armëmbajtje pa leje" policia arrestoi të premten në afërsi të shkollës "Pjetër Budi" në kryeqytet, 27- vjecarin nga Tirana, Vladimir Kore, ndërsa i sekuestroi në cilësinë e provës materiale në automjetin me të cilin qarkullonte, një pistoletë të tipit "TT", të cilën e mbante pa leje./m.sh//a.ke/
KOMENTE