English

Afganistan - Katër Ushtarë Të Nato-S Humbën Jetën Në Jug Të Vendit

KABUL, 18 qershor /ATSH-AFP/ - Katër ushtarë të NATO-s, ndër të cilët një britanik, të Forcave Ndërkombëtare të NATO-s në Afganistan humbën jetën sot në disa sulme të rebelëve në jug të Afganistanit, njofto NATO. Dy ushtarë, kombësia e të cilëve nuk u bë publike, mbetën të vdekur në një sulm rebel. Më pas, dy të tjerë ushtarë të huaj, ndër të cilët njëri britanik, mbetën të vdekur nga një shpërthim të dy bombave artizanale, arma e preferuar e sulmeve të talebanëve. Ushtari britanik mbeti i vdekur nga një shërbim në distriktin Nahr-e Saraj, në provincën jugore Helmand, theksoi ministria britanike e Mbrojtjes përmes një deklarate. Këto vdekje e çon në 299 numrin e ushtarëve britanikë që kanë humbur jetën në Afganistan që prej fillimit të operacionit të koalicionit kundër talebanëve në vitin 2001./ /i.p/
KOMENTE