English

Afganistan, vriten pesë ushtarë të NATO

Afganistan, 19 qershor, NOA - Pesë trupa të NATO-s, përfshirë tre amerikanë, kanë humbur jetën në luftimet e fundit në Afganistan. NATO-ja tha se dy amerikanë janë vrarë nga një sulm i kryengritësve, ndërsa i treti pas shpërthimit të një bombe. Nuk janë dhënë detaje të tjera rreth incidenteve.

Ndërkohë, Ministria britanike e Mbrojtjes tha se një ushtar i Britanisë është vrarë nga sulmet në provincën Helmand. Një tjetër ushtar i Aleancës ka humbur jetën në lindje të Afganistanit, por nuk është bërë i ditur nacionaliteti i tij.

AP njofton se, gjatë këtij muaji, së paku 52 trupa ndërkombëtare janë vrarë në Afganistan.

m.xh/NOA/RFE

KOMENTE