English

Aksident në Elbasan, plagosen 5 persona

Elbasan, 19 qershor, NOA – Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan-Librazhd. Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së një autoveture me një kamion.

Të plagosurit janë; Dragush Toska, Lumturi Toska, Fatos Gjoni, Merita Gjoni, Megi Gjoni. Korrespodenti i Agjencisë NOA bënë të ditur se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Mirake. Fatos Gjoni ka qenë në drejtimin e automjetit me targa TR 4656 K, i cili është përplasur me një kamion me targa TR 8672 C.

Te pesë personat që kanë qenë më autoveturë kanë mbetur të plagosur. Ndërsa drejtuesi i kamionit, Flamur Meçka, ka marrë vetëm disa dëmtime të lehta.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hënë ndihmën e parë për të plagosurit.

Më pas ata janë dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku po marrin dhe një trajtim më të specializuar.

m.xh/NOA
KOMENTE