Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomi - Juani- Brukseli Përshëndet Vendimin E Pekinit Lidhur Vlerën E Këmbimimit
English

Ekonomi - Juani- Brukseli Përshëndet Vendimin E Pekinit Lidhur Vlerën E Këmbimimit

BRUKSEL, 19 qershor /ATSH-AFP/ - Komisioni Evropian përshëndeti sot vendimin e Kinës për të favorizuar një elasticitet më të madh në luhatjen e juanit sepse kjo do të ndihmojë në mbështetjen e rimëkëmbjes së ekonomisë botërore. "Komisioni Evropian përshëndet vendimin e Bankës Qendrore të Kinës për të vazhduar mbështetjen e reformës së mekanizmit të vlerës së këmbimit të RMB-së (juanit) dhe për rritjen e elasticitetit të vlerës së këmbimit të juanit", njoftoi shërbimi i zëdhënësit në një komunikatë. "Zbatimi i këtij vendimi do të ndihmojë në mbështetjen e rimëkëmbjes ekonomike dhe në forcimin e stabilitetit të sistemit monetar dhe financiar ndërkombëtar", thekson Brukseli. "Ai jep një sinjal besimi për rimëkëmbjen", shton Komisioni Evropian. Njoftimi i Kinës bëhet vetëm një javë përpara hapjes së samitit të G20-s në Toronto të Kanadasë dhe në kuadrin e theksimit të presioneve, kryesisht atyre amerikane, për ta nxitur Pekinin të bashkohet me një sistem këmbimi më elastik që do t'i bënte të mundur renminbit (monedha e popullit, një emër tjetër i juanit) të vlerësohej. /I.Pu.
KOMENTE