Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomi - Obama Shpreh Kënaqësinë Për Vendimin E Kinës Lidhur Me Monedhën E Saj
English

Ekonomi - Obama Shpreh Kënaqësinë Për Vendimin E Kinës Lidhur Me Monedhën E Saj

UASHINGTON, 19 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan Barack Obama u shpreh sot se vendimi i Kinës për të favorizuar një elasticitet më të madh në luhatjen e juanit përbën një "arritje konstruktive" që mund të mbështesë rimëkëmbjen e ekonomisë botërore. "Vendimi i Kinës për të rritur elasticitetin e vlerës së këmbimit është një arritje konstruktive që mund të ndihmojë në mbështetjen e rimëkëmbjen dhe të ndihmojë për një ekonomi botërore më të ekuilibruar", deklaroi presidenti amerikan në një komunikatë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë. "Mezi po pres ta trajtoj këtë çështje, si dhe të tjera, gjatë samitit të G20-s fundjavën e ardhshme në Toronto", shtoi Obama. Banka Qendrore e Kinës njoftoi sot se ka "vendosur ta vazhdojë mbështetjen e reformës së mekanizmit të vlerës së këmbimit të RMB-së, juanit dhe të forcojë elasticitetin e vlerës së tij të këmbimit. Ky njoftim bëhet një javë pas hapjes së samitit të G20-s në Toronto, në Kanada dhe në kuadrin e theksimit të presioneve, kryesisht atyre amerikane, për ta nxitur Pekinin ta bëjë më elastike vlerën e këmbimit në renminbi (monedha e popullit, emri tjetër i juanit) gjë që do të sjellë vlerësimin e juanit. /I.Pu.
KOMENTE