Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomi - Rimëkëmbja E Tregut Evropian Mund Të Sjellë Një Rritje Ekonomike 1 Deri 2 Për Qind Më Të Madhe
English

Ekonomi - Rimëkëmbja E Tregut Evropian Mund Të Sjellë Një Rritje Ekonomike 1 Deri 2 Për Qind Më Të Madhe

ROMË, 18 qershor /ATSH-AFP/ - Plani i rimëkëmbjes së tregut evropian që do t'i paraqitet në tetor Brukselit do të përmbajë rreth 30 propozime të afta të sjellin një rritje ekonomike prej një deri dy për qind më të madhe", u shpreh sot në Romë komisioneri evropian i tregut të brendshëm Michel Barnier. "Nëse tregu i brendshëm evropian me 500 milionë konsumatorë dhe miliona ndërmarrje funksionon më mirë, mund të arrijmë një rritje ekonomike me një ose dy pikë më tepër", deklaroi Barnier në një konferencë shtypi. Ai njoftoi se do të bëhen rreth 30 propozime në tetor nga rreth 10 prej kolegëve të tij komisionerë të cilët bashkëpunojnë me të për nxitjen e tregut të brendshëm evropian. "Kërkojmë të rimëkëmbim ekonominë reale dhe t'i vëmë përsëri tregjet në shërbim të ekonomisë dhe jo të kundërtën", bëri të ditur Barnier i cili është ngarkuar gjithashtu me shërbimet financiare. /I.Pu.
KOMENTE