Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjermani - Merkel Kërkon Unitet Në Koalicionin E Saj Përpara Zgjedhjes Së Presidentit
English

Gjermani - Merkel Kërkon Unitet Në Koalicionin E Saj Përpara Zgjedhjes Së Presidentit

BERLIN, 19 qershor /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane Angela Merkel, i kërkoi sot koalicionit të saj unitet 11 ditë përpara zgjedhjes së një presidenti të ri për vendin, ekonomia më e madhe në Evropë. "Kemi pritur 11 vjet mundësinë e formimit të një koalicioni mes Bashkimeve të krishtera, CDU/CSU dhe FDP-së, parti liberale. Do të ishte një ironi e fatit nëse nuk e përmbushim këtë mision", deklaroi zyrtarja konservatore në një mbledhje me zyrtarë të partisë së saj kristiandemokrate në Berlin. "Duhet të bashkojmë interesat dhe të bashkëpunojmë për t'i bindur njerëzit lidhur me politikën tonë", shtoi ajo, duke u bërë thirrje konservatorëve dhe liberalëve të "zbatojnë së bashku vendimet e marra nga qeveria", mësohet nga faqja e internetit të partisë së saj kristiandemokrate, CDU. Kancelarja e cilësoi gjithashtu "të rëndësishme" që konservatori Christian Wulff, kryeministër i landit Saksonia e Poshtme, të zgjidhet më 30 qershor për të zëvendësuar presidentin federal Horst Kohler i cili dha dorëheqjen më 31 maj. Presidenti gjerman, funksionet e të cilit janë honorifike, zgjidhet nga një kolegj zgjedhor i përbërë nga deputetë të Bundestagut (Dhoma e ulët e parlamentit), përfaqësues të landeve në Bundesrat (Dhoma e Lartë) dhe nga përfaqësues të shoqërisë civile. Koalicioni i Merkel vazhdon prej muajsh të ketë mosmarrëveshje, si lidhur me çështje buxhetore, me një reformë të madhe shëndetësore, energjinë bërthamore dhe së fundi debatin për zgjedhjet presidenciale. Pothuaj tetë muaj pas ardhjes në pushtet, qeveria e Merkel po pëson një rënie rekord popullariteti pas sondazheve të fundit. Bashkimet e krishtera të kancelares marrin vetëm 32 për qind të votave, ose rezultatin më të ulët që prej tetorit të vitit 2006, mësohet nga një sondazh ZDF-Politbarometër i bërë publik sot. /I.Pu.
KOMENTE