Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kirgizistan - Okb-Ja I Kërkon Qeverisë Një Hetim Për Dhunën
English

Kirgizistan - Okb-Ja I Kërkon Qeverisë Një Hetim Për Dhunën

GJENEVË, 18 qershor /ATSH-AFP/ - Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut i kërkoi sot në Gjenevë qeverisë së Kirgizistanit të ndërmarrë një hetim "shterues dhe transparent" për aktet e dhunës që shpërthyen javën e kaluar në këtë vend. Këshilli i të drejtave të njeriut i dënon me forcë "shkeljet e të drejtave të njeriut që ndodhën gjatë manifestimeve që shoqëruan ndryshimin e qeverisë" në prill, si dhe "provokimet dhe dhunën në Och dhe Xhalal Abad" që filluan përpara një jave. "I kërkojmë qeverisë së Republikës kirgize të ndërmarrë një hetim shterues dhe transparent dhe që të dërgojë përpara drejtësisë përgjegjësit për humbjen e jetës së njerëzve, lidhur me ngjarjet e 7 prillit të vitit 2010 dhe gjatë akteve të fundit të dhunës ndëretnike", theksohet në rezolutën e propozuar nga Shtetet e Bashkaura dhe Kirgizistani dhe e miratuar me konsensus. Kryengritja e përgjakshme e prillit që përmbysi regjimin në vend, shkaktoi 87 të vdekur. Që prej atëherë, përleshjet janë shtuar në këtë vend të Azisë Qendrore mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të qeverisë së përkohshme. /I.Pu.
KOMENTE