English

Koment - Media Dhe Analistët Kritikojnë Fjalimin E Vendosur, Por Të Paqartë Të Obamës Për Ndotjen Nga Nafta

UASHINGTON, 19 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama ka dashur të japë imazhin e një presidenti të vendosur duke dhënë urdhëra gjatë fjalimit zyrtar që mbajti para disa ditësh për çështjen e ndotjes nga nafta të Gjirit të Meksikës nga kompania ''British Petroleum'', por që media dhe analistët nuk u dukën të bindur nga puna e tij duke e gjykuar të paqartë dhe të shkëputur nga realiteti. Me një ton ironie, gazeta e përditshme ''The NewYork Times'' titron artikullin e saj me titullin ''Në 56 ditë thirrja për të marrë armët''. "Pas 56 ditëve, miliona litra naftë dhe orë të spekuluara në platetë e televizioneve, Obama më në fund iu drejtua kombit që nga zyra e tij ovale për të deklaruar luftën kundër ndotjes nga derdhja e naftës'', shkruan e përditshmja. Presidenti Obama deklaroi luftën kundër ndotjes së shkaktuar nga derdhja e naftës që po përhapet në Gjirin e Meksikës. ''Është një fatkeqësi që trupat e tij presin akoma një plan të qartë lufte'', shkruhet në faqen e internetit ''Politico'', e specializuar për aktualitetet në Shtëpinë e Bardhë. ''Në disa raste, që prej fillimit të krizës dymujore, presidenti është shfaqur i pafuqishëm, një qëndrim i rrezikshëm për çdo qiramarrës të Shtëpisë së Bardhë. Fjalimi u mbajt për të ndryshuar këtë perceptim'', shkruan ''Politico''. ''Barack Obama bëri thirrje për një plan të detajuar luftarak duke folur për një plan beteje për të luftuar rrjedhjen e naftës që ka përfshirë brigjet tona dhe qytetarët tanë dhe për të treguar që ka një kapiten në krye'', vazhdon ajo. "Fakti që Obama kishte zgjedhur për të mbajtur fjalimin prej zyrës së tij ovale nënvizoi përmasat e mëdha të shkatërrimit më shumë nga pikëpamja ekologjike sesa ekonomike në rajonin e Gjirit të Meksikës'', shkruan e përditshmja tjetër amerikane ''The Washington Post''. Shtëpia e Bardhë tregoi përveç të tjerave se fjalimi shënon një pikë uljeje në menaxhimin e krizës. Nga zyra ovale, John F. Kennedy foli për krizën e armëve kubaneze. George W Bush iu drejtua kombit më 11 shtator 2001 dhe më pas sërish kur SHBA-ja pushtoi Irakun. ''Por, Shtëpia e Bardhë mbahet mend gjithashtu për një tjetër fjalim të njohur'', shkruan gazeta ''Wall Street Journal'', fjalimi që Jimmy Carter mbajti më 1979, në mes të krizës së naftës për të qortuar krizën e besimit të kombit amerikan. ''Shtëpia e Bardhë nuk dëshiron një përsëritje të situatës së muajve të fundit të presidencës së Carterit, kur ky i fundit u konsiderua si 'i burgosuri nga krizat ekonomike dhe ndërkombëtare që vërtiteshin rreth tij'', shtoi e përditshmja ekonomike. Presidenti, i cili mbështeti gjatë fushatës zgjedhore pavarësinë energjetike të SHBA-së, konfirmoi gjithashtu se ndotja nga derdhja e naftës tregon se ka ardhur koha për të miratuar prodhimin e energjive të pastra. "Por, ai ka folur në mënyrë të përgjithshme duke u shkëputur nga realiteti për t'i kërkuar Kongresit të votojë një reformë për energjinë gjatë këtij viti'', vijon ''The Washington Post''. ''Në fund të fjalimit të tij ai u ndalua në miratimin e një ligji mbi energjinë (...) por nuk paraqiti konture specifike për një tekst të ri kompromisi dhe mënyrash për ta votuar'', shkruan ''USA Today''. "Dikush që nuk e ka ndjekur nga afër këtë situatë, do të ketë parë një drejtues të vendosur që ka në plan për të ecur përpara'', deklaroi Leila Brammer, profesoreshë e Komunikimit në kolegjin ''Gustavus Adolphus'', në Minesota. ''Por, fjalimi ishte i paqartë, pa detaje dhe është shumë shpejt për të thënë nëse kjo do ta ndihmonte presidentin Obama për ta rimarrë në dorë këtë histori'', thekson ajo./ /ec/ a.jor.
KOMENTE