Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kursi Real I Kembimit Nuk Eshte Shmangur Nga Ekuilibri Afatmesem
English

Kursi Real I Kembimit Nuk Eshte Shmangur Nga Ekuilibri Afatmesem

TIRANE, 19 Qershor /ATSH-E.Xhajanka/- Banka e Shqipërisë konstaton në një studim të fundit të saj, se kursi real i këmbimit gjatë këtij viti nuk duket të jetë shmangur në mënyrë të konsiderueshme nga ekuilibri afatmesëm. Burime nga BSH-ja bëjnë të ditur se qëllimi i këtij studimi ka të bëjë me identifikimin e faktorëve përcaktues në zhvillimet e kursit të këmbimit, të vlerësojë një kurs ekuilibër dhe të evidentoi nëse kursi aktual i këmbimit është i zhvendosur ndaj atij ekuilibër. Sipas BSH-së, përcaktuesit e kursit ekuilibër të konsideruar në këtë studim përfshijnë diferencën e produktivitetit, mjetet e huaja neto, shpenzimet e qeverisë, diferencën e normave të interesit, shkallën e hapjes së ekonomisë, remitancat dhe kushtet e tregtisë. Metodologjia e përdorur në këtë studim i referohet botimeve ndërkombëtare të viteve të fundit. Banka Qendrore vëren se gjatë kësaj fundjave trendi i zhvendosjes së këmbimit valutor në tregun shqiptar, evidentoi përsëri rritje të vlerës së dollarit kundrejt euros në këmbimin me lekun, krahasur kjo me fillimjavën. Sipas treguesve në kursin e këmbimit, në fillim të kësaj jave 1 USD u ble me 111.9 lekë dhe u shit me 112.2 lekë, ndërsa 1 euro u ble me 136.3 lekë dhe u shit me 136.8 lekë, ndërkohë që në fundjavë 1 USD u ble me 110.7 lekë dhe u shit me 111.1 lekë. Euro u ble me 136.4 lekë dhe u shit me 137 lekë. /s.s./
KOMENTE