Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Librazhd: Përplasen Dy Mjete, Aksidentohen Pesë Shtetas
English

Librazhd: Përplasen Dy Mjete, Aksidentohen Pesë Shtetas

LIBRAZHD, 19 Qershor/ATSH- Miranda Sadiku/.- Pesë përsona kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti automobilistik i ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Librazhd - Elbasan, në vendin e quajtur Mirakë. Burime zyrtare të Policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se shkaku i aksidentit ishte përplasja e një automjeti dhe një kamioni, të dy me targa të Tiranës. Sipas këtyre burimeve, në këtë aksident janë përfshirë një autoveturë tip golf me targa TR 46 56 K, që drejtohej nga shtetasi Fatos Gjoni, 48 vjeç dhe nje kamion me targa TR 86 72 C, që drejtohej nga shtetasi Fatmir Meçka, 45 vjeç. Si pasojë e përplasjes së mjeteve mbeti i dëmtuar drejtuesi i autoveturës Fatos Gjoni, bashkëshortja e tij, Merita Gjoni, 45 vjeçe, vajza e çiftit, Megi Gjoni 18 vjeçe, si dhe bashkëshortët Dragush Toska, 60 vjeç e Lumturi Toska, 59 vjeç, pasagjerë të autoveturës. Të aksidentuarit u transportuan në spitalin kirurgjik të Elbasanit ku ndodhen në gjendje kritike për jetën. Ndërkaq, Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit, 45 vjeçarin Meçka. /m.sh/a.ke/
KOMENTE