Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lsi: Tryezë Ndërpartiake Për Ndryshimet Në Kodin Zgjedhor
English

Lsi: Tryezë Ndërpartiake Për Ndryshimet Në Kodin Zgjedhor

TIRANE, 19 Qershor / ATSH- A.Gegvataj/ .- "LSI propozon si çështje primare për ndryshimet në kodin zgjedhor përcaktimin e një platforme zgjedhore nëpërmjet një kalendari veprimesh konkrete dhe të detajuara, ku vëndin kryesor ta përfshijë ideja e një tryeze ndërpartiake gjithpërfshirësë", deklaroi sot gjatë një konference për shtyp Sekretari për Reformën Zgjedhore dhe Çështjet Ligjore në LSI, Spartak Braho. Duke iu bërë thirrje forcave politike të heqin dorë nga retorika boshe, që nuk parashikojnë e nuk vendosin asgjë, Braho theksoi se "nuk kam parasysh pjesëmarrjen në këtë tryezë vetëm të partive politike parlamentare, por tërë aktorët politikë aktivë si dhe gjithë shoqërinë civile". Sipas tij, LSI ka luajtur gjithmonë rol aktiv dhe ka qënë jo vetëm konstruktive, por edhe parimore në reformat e deritanishme zgjedhore, duke siguruar se "ne do të vazhdojmë të jemi përsëri konstruktivë dhe aktivë për këtë çështje të rëndësishme të jetës politike dhe institucionale të vëndit". Braho bëri të ditur se LSI ka kohë që ka ngritur strukturat e saj në nivel qëndror dhe lokal si dhe ka përcaktuar idetë themelore të platformës së saj për çështjet kryesore të kodit zgjedhor. Për këtë qëllim LSI shprehet e hapur për bashkëpunim me gjithë kuadrin politik në vënd për të marrë parasysh propozimet për riformulimet dhe rikorigjimet në të gjithë kuadrin ligjor të kodit elektoral. Braho nënvizoi se "prioritetin kryesor do ta zënë vërejtjet që kanë bërë institucionet e specializuara ligjore siç janëë OSBE/ODIHR". Sekretari për Reformën Zgjedhore dhe Çështjet Ligjore në LSI, Spartak Braho, iu bëri thirrje forcave politike kryesore të ulen në tryezën e dialogut sa më parë për këtë çështje, që, sipas tij, përbënë një eveniment kryesor të jetës politike dhe institucionale të vëndit./s.s./
KOMENTE