Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në dashuri, burrat frikësohen nga braktisja më shumë se rivaliteti
English

Në dashuri, burrat frikësohen nga braktisja më shumë se rivaliteti

Romë, 19 qershor, NOA – Xhelozia, kjo dukuri që qysh në epokat më të hershme i ka ngrënë kokën me vrasje, partnerit që tradhton, ka ndërruar shkak, ajo vjen tashmë jo nga rivaliteti, por nga frika e braktisjes.

Ky paralajmërim vjen nga një grup studiuesish mjeko-ligjorë, të cilët janë mbledhur për të hedhur idetë e reja mbi këtë emocion vdekje-shkaktues.

Sipas studiuesve të mjekësisë ligjore në Itali, ky emocion nuk bëhet shpërthyes nga parandjenja e tradhëtisë në çift apo e rivalitetit, por nga frika e braktisjes, dhe pikërisht nga nevoja për t’u siguruar për atësinë e pasardhësit.

''Në vitet e fundit, dhuna ndaj grave deri në ato raste të vrasjeve tragjike ekstreme të partnerit tradhëtar, shkaktohen më së shumti jo nga frika e tjetrit, por nga frika e braktisjes në një moment krize, si ky i tanishmi i krizës, një fenomen që po shkon drejt rritjes”, sqaron Isabella Marzagora Betsos, një kriminologe nga universiteti i Milanos.

Sipas statistikave vrasjet ekstreme të partnerit përbëjne një krim të njohur në Itali, me 101 raste në vitin 2000 dhe 103 në 2006-ën.

"Këto lloj vrasjesh janë fryt i një nënkulture që lind nga pushteti i dhunës dhe diskriminimi seksual”, shton kriminologia Marzagora, e cila nënvizon më tej se, “në shumë raste vrasje të tilla shkaktohen nga meshkuj që jetojnë në panikun e braktisjes”.

Kriminologët theksojnë se një nga momentet më të rrezikshme për gruan është ai përpara shtatëzanisë, kur partneri ndjen që kujdesi ndaj tij ka rënë dhe se kjo mund t’i shkaktojë vuajtje më pas, që mund ta çojnë në vrasje.

Skizofreni afektive, e quan këtë simptomë deliri dhune, psikoterapeuti Michele Campanelli, që e paraqet si një bërthamë psikike, me të cilën bashkëjeton në jetën e përditshme, por që shpërthimin e vet, një mashkull e njeh kur ndjen ankthin e prishjes së një lidhjeje të fortë e domethënëse.

Riprodhimi, sipas mjekut ligjor, Marco Marchetti, shpjegon më së miri ankthin e braktisjes që pason më pas një sjellje të papritur tek një mashkull.

''Si të gjithë emocionet, edhe xhelozia ka bazë të thellë biologjike, pasi është një emocion kompleks, i shumëfytyrshëm, që ka për kuptim domethënës sigurinë e atësisë së pasardhësit”, pohon mjeku ligjor Marchetti.

Ky proces xhelozie apo skizofrenie afektive, sipas Marchettit, rrjedh nga fakti se gratë, ndryshe nga kafshët që nxjerrin sinjale përmes nuhatjes, janë seksualisht të gatshme për t’u ngjizur gjatë gjithë vitit, ndaj edhe meshkujt ndiejnë nevojën për t’u siguruar dhe konstatuar atësinë e fëmijëve përmes ndjenjës së pronësisë, ngaqë një burrë investon shumë në kërkim të mirërritjes së fëmijës, ndryshe nga bota e kafshëve.

Xhelozia, ka gjithashtu edhe shprehjen e saj patologjike, ku sipas psikiatrit Mauricio Marasco, të Universitetit “La Sapienza të Romës” gjejnë vend edhe deliret e xhelozisë. Këtu mund të përmendet rasti i alkoolikëve, tek të cilët vetëm një shenjë apo shqetësim i vazhdueshëm i mendimit se partneri është i pabesë, mund ta çojë atë në pikën e fundit, në vrasjen e partnerit.

E ngjashme është ndjesia edhe tek personat skizofrenikë, që përjetojnë sindromën e deluzionit, të cilët sipas Marascos nën efektin e manisë erotike, vuajnë pasi duke qenë plotësisht të bindur në dashurinë e tjetrit nuk ndihen më të shpërblyer, dhe mund të arrijnë deri aty sa të kryejnë vrasje.

mit/NOA
KOMENTE