English

Pakistan - 11 Islamikë Të Vrarë Pas Sulmit Të Një Avioni Amerikan Pa Pilot

MIRANSHAH (Pakistan), 19 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën 11 islamikë u vranë sot pas lëshimit të dy raketave nga një avion amerikan pa pilot në zonat tribale në veriperëndim të Pakistanit, ku CIA mbikëqyr rregullisht aktivitetin e talebanëve dhe të al-Kaedës, njoftuan përgjegjësit lokalë të shërbimeve të sigurisë. Sulmi ndodhi në Inzarabad, 25 kilometra larg Miranshahut, qytetit kryesor të Vaziristanit të Veriut, një nga bastionet e talebanëve. "Të paktën 11 rebelë u vranë dhe tre u plagosën pas sulmit të një avioni amerikan pa pilot", deklaroi një nga përgjegjësit lokalë të shërbimeve të sigurisë, i cili kërkoi të mos identifikohej./ a.jor.
KOMENTE