Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot takimi për Liqenin e Shkodrës në Mal të Zi
English

Sot takimi për Liqenin e Shkodrës në Mal të Zi

Podgoricë, 19 qershor, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe homologu i tij malazez Filip Vujanoviç, do të marrin pjesë sot në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore me temë “Liqeni i Shkodrës - Gjendja dhe Perspektivat."

Takimi mbahet në Podgoricë dhe qëllimi i tij është analizimi dhe marrja e masave për ruajtjen e kësaj pasurie natyrore nga të dy vendeve. Të pranishëm, gjithashtu, në këtë konferencë do të jenë drejtues dhe anëtarë të Akademisë së Shkencave të dy vendeve respektive.

Studiues, profesorë, specialistë dhe personalitete të tjerë me kontribute studimore e praktike për mjedisin nga Shqipëria dhe Mali i Zi do të flasin mbi ndryshmet dhe të ardhmen e liqenit si dhe marrjen e masave për mbrojtjen e tij.

Sipas njoftimit të Presidencës, kreu i shtetit do të mbajë një fjalë për përshëndetëse në këtë aktivitet.

m.xh/NOA

KOMENTE