English

Sport-Botëror/ Danimarka Shpreson Ende Tek Kualifikimi, Kameruni Jashtë Botërorit

TIRANË, 19 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Danimarka fitoi duke përmbysur rezultatin ndaj Kamerunit dhe qëndron në garë për kualifikimin nga grupi E. Në Pretoria, skuadra e Morten Olsen mposhti 2-1 Kamerunin, tashëm matematikisht të eleminuar nga ky Botëror. Afrikanët kaluan në avantazh falë kapitenit të tyre Samuel Eto'o, që në minutën e 10-të shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes daneze, por më pas u arritën nga goli i Niklas Bendtner në minutën e 33-të. Goli i fitores për Danimarkën erdhi në minutën e 61-të pas një aksioni personal të Denis Romedahl. Minutat e fundit ekipi i Kamerunasit shtoi presionin në portën e kundërshtarëve, por nuk arriti që të shënonte golin e barazimit dhe të shpresës për kualifikim. Tashmë Danimarka do të luajë ndaj Japonisë ndeshjen deçizive për kualifikimin, kur të dyja skuadrat kanë nga 3 pikë. Ndërsa Hollanda e para me 6 pikë do të presë Kamerunin me zero pikë. Grupi E Kamerun - Danimarkë 1-2 Shënues: Eto'o 10'/ Bendtner 33', Romedahl 61' Kamerun (4-4-2): Souleymanou; Mbia, Bassong (Idrissou), N'koulou, Assou-Ekotto; Geremi (Makoun), Enoh, A.Song, Emana; Eto'o, Uebo (Aboubacar). Trajner: Paul Le Guen Danimarka (4-4-2): Sorensen; S.Poulsen, Agger, Kjaer, Jacobsen; Rommedahl, C. Poulsen, Jorgensen (Jensen), Gronkjaer (Kahlenberg); Tomasson (J. Poulsen), Bendtner. Trajner: Morten Olsen
KOMENTE