Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Gana Merr Kryesimin E Grupit D, Sfida Me Gjermaninë Përcaktuese
English

Sport-Botëror/ Gana Merr Kryesimin E Grupit D, Sfida Me Gjermaninë Përcaktuese

TIRANË, 19 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Përfundoi ndeshja e dytë në grupin D, luajtur mes Ganës dhe Australisë. Barazimi 1-1 u ka dhënë të dyja skuadrave nga një pikë, por ka kënaqur më shumë ganezët, që e shikojnë veten në kuotën e 4 pikëve, një pikë më shumë se Gjermania. Përplasja direkte mes tyre, Ganë-Gjermani, ka shumë gjasa të vendosë gjithçka përsa i takon kalimit të grupit dhe renditjes në vend të parë ose të dytë në grupin D. Australia ka zhvilluar një ndeshje të mirë, krejt ndryshe nga humbja 4-0 me Gjermaninë, por është penalizuar nga dalja me karton të kuq e Harry Keuell, që e la skuadrën me 10 lojtarë në fushë për gati 65 minuta. Australia e filloi ndeshjen në mënyrë pozitive, duke marrë rolin udhëheqës, nëpërmjet golit të shënuar nga Brett Holman në minutën e 11-të. Nuk do të vononte shumë dhe Gana, në minutën e 25-të, përmes Asamoa Gyan, barazon rezultatin. Kjo ndodhi ngaqë Gana bëri përparim të qëndrueshëm në lojë dhe në gjetjen e një goli, që erdhi përmes fitimit dhe shndërrimit me sukses të një penalltie. Me këtë barazpeshë në rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë pati përpjekje të shumta nga të dyja palët për të realizuar golin e fitores, i cili nuk erdhi, sa për dobësi të sulmuesve të të dyja skuadrave, aq edhe për meritë të mbrojtjeve respektive, që ishin në lartësinë e duhur. Kështu, me vetëm një pikë, Australisë i duhet të mposhtë Serbinë në ndeshjen e tyre të fundit në grup, për të ushqyer shanset e tyre për arritjen e 1/16 finale të këtij Botërori, ndërsa Ganës i mjafton edhe një barazim kundër Gjermanisë, për t'u kualifikuar për më tej. Grupi D Gana - Australia 1-1 Shënues: Holman 11' (A); Gyan 25' (G) Gana (4-2-3-1): Kingson; Pantsil, Mensah, Addy, Sarpei; Annan, K.Boateng; Tagoe (Abeyie 56'), Asamoah (Muntari 77'), Ayeë; Gyan. Trajner: Rajevac Australia (4-2-3-1): Schëarzer; Ëilkshire (Rukavytsya 85'), Neill, Moore; Carney; Culina, Valeri; Emerton; Holman (Kennedy 68'); Bresciano (Chipperfield 64'); Trajner: Verbeek. /a.ke/
KOMENTE