Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi:Duhet Të Marrë Fund Shfrytëzimi Pa Kriter I Pasurive Natyrore
English

Topi:Duhet Të Marrë Fund Shfrytëzimi Pa Kriter I Pasurive Natyrore

E -Gjatë punimeve të konferencës shkencore "Liqeni i Shkodrës - Gjendja dhe perspektivat" - TIRANË, 19 Qershor/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, kërkoi sot që të marrë fund koha e shfrytëzimit pa kriter të pasurive natyrore, ndërsa u shpreh për hartimin e politikave që favorizojnë mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre nga qarqet shkencore akademike. Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se Kreu i shtetit përshëndeti sot punimet e konferencës shkencore ndërkombëtare "Liqeni i Shkodrës-Gjendja dhe perspektivat", e mbajtur në Podgoricë, me pjesëmarrjen edhe të Presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe akademikëve të të dyja vendeve fqinje. Presidenti shqiptar në fjalën e tij theksoi se liqeni e Shkodrës përbën jo thjesht një pikë takimi fizike të trevave që e kufizojnë atë, por dhe një bashkim i kulturave dhe historisë së dy popujve, të cilët sot kanë bashkuar aspiratën e tyre për integrim. Ai e konsideroi përparësi zhvillimin e marrëdhënieve në fushën e turizmit mes dy vendeve, duke theksuar se korridoret turistike të këtij rajoni mundësojnë lëvizjen nga perëndimi në lindje, nga jugu në veri. "Nga derdhja e Drinit e Bunës, deri në derdhjen e Zetës e Moracës dhe nga Virparzari e deri në Shirokë, një popullsi prej gjysmë milionë banorësh, mund të mikpresin një numër disa herë më të madh turistësh nga rajoni, Evropa e më gjerë. Kjo pasuri na detyron që të rrisim vëmendjen ndaj rezultateve të pritshme nga turizmi, ta nxisim, por edhe ta mbështesim fort në mënyrën më serioze dhe institucionale", nënvizoi Presidenti Topi. Duke u ndalur tek biodiversiteti i pellgut ujëmbledhës të liqenit të Shkodrës ai kërkoi përgjegjshmëri në politikat e ruajtjes, mbrojtjes së kësaj pasurie mjedisore dhe shfrytëzimit me efiçencë të saj. Ndërsa duke folur për përmbytjet e këtij fillimviti në zonën e Nënshkodrës dhe në disa lagje të qytetit, që u pasuan me dëme të shumta materiale, Presidenti tha se kjo ishte një sinjal i fortë për vendet tona, që pasurinë natyrore që na ka falur bujarisht fati të dimë ta përdorim e ta shfrytëzojmë me kujdesin dhe vëmendjen e duhur. Ai vërejti se ndryshimet e mikroklimës së rajonit, të ndikuara nga ato globale, shtrojnë nevojën që të rikonsiderohen mënyrat e shfrytëzimit, por dhe masat mbrojtëse si të liqenit, ashtu dhe pellgut ujëmbledhës të Shkodrës. Liqeni i Shkodrës është më i madhi në Gadishullin e Ballkanit dhe mendohet një nga liqenet më të vjetër në botë. Ai ka një sipërfaqe prej 368 km², nga të cilat 149 km² me një gjatësi brigjesh prej 57 km, i përkasin Republikës së Shqipërisë; ndërsa 2/3 Malit të Zi, i cili më 1983 e shpalli Park Kombëtar. Në përfundim të Konferencës u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit midis dy Ministrave të Mjedisit në prani të Presidentit Topi dhe Presidentit Vujanoviç. /a.s/s.s./
KOMENTE