Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi në Mal të Zi: Pasuritë natyrore nuk duhet të shfrytëzohen pa kriter
English

Topi në Mal të Zi: Pasuritë natyrore nuk duhet të shfrytëzohen pa kriter

Podgoricë, 19 qershor, NOA – Në konferencën shkencore për Liqenin e Shkodrës, Presidenti Bamir Topi ka deklaruar se përgjigja për problemet teknike që kanë të bëjnë me ruajtjen e pasurive natyrore duhet të vij vetëm nga shkenca dhe ekspertët.

Megjithatë, kreu i shtetit shqiptar ka deklaruar se autoritetet institucionale duhet të thonë fjalën e tyre dhe të bëhen promotor të angazhimeve. Në këtë drejtim ai ka theksuar se institucionet duhet të jenë të qartë në mesazhet e tyre duke mos lejuar shfrytëzimin pa kriter të pasurive natyrore.

Deklarata e kreut të shtetit u bë pas takimit me homologun e Malit të Zi, Filip Vujanoviç në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore me temë “Liqeni i Shkodrës - Gjendja dhe Perspektivat.

Duke u ndalur në rëndësinë që ka Liqeni i Shkodrës, Topi theksoi se kjo pasuri natyrore është një mundësi për rritjen e kontakteve politike dhe ekonomike mes dy vendeve.

Ai u shpreh se liqeni është bashkim i kulturave dhe historisë së dy vendeve dhe tani edhe ëndrrës së përbashkët për integrimin.

Të pranishëm gjithashtu në këtë konferencë kanw qenw drejtues dhe anëtarë të Akademisë së Shkencave, studiues, profesorë, specialistë dhe personalitete të tjerë me kontribute studimore e praktike për mjedisin nga Shqipëria dhe Mali i Zi.

m.xh/NOA

KOMENTE