Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turqi, vriten 8 ushtarë nga kryengritësit kurdë
English

Turqi, vriten 8 ushtarë nga kryengritësit kurdë

Ankara, 19 qershor, NOA - Separatistët kurdë kanë vrarë tetë ushtarë turq në një sulm pranë kufirit me Irakun.

Ushtria turke tha se 12 rebelë të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit po ashtu kanë humbur jetën. Aeroplanët luftarakë të Turqisë bombarduan disa pozicione në pjesën veriore të Irakut, ku separatistët kanë bazat e tyre.

Në ditë më parë një gjeneral turk deklaron se Forcat ushtarake të Turqisë kanë vrarë që nga marsi më shumë se 130 rebelë të partisë kurde të ndaluar, PKK.

Vetëm gjatë një operacioni kundër luftëtarëve të fshehur të PKK-së në veri të Irakut janë vrarë rreth 100 kryengritës, bën të ditur një gjeneral në Ankara. Ushtria turke bombardoi objektet e rebelëve në Irakun verior, të cilat PKK i përdor si baza për tërheqje.

NOA

KOMENTE