English

Durrës: Mot I Paqëndrueshëm, Reshje Shiu Dhe Det I Trazuar

DURRËS 20 Qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/. Moti i paqëndrueshëm me reshje dhe shtërngata shiu që ka nisur mbrëmjen e kaluar, mund të ripërsëritet gjatë ditës së dielë në rajonin detar të Durrësit, ndërsa temperaturat e ajrit që gjatë natës u ulën ndjeshëm, në mesditë parashikohet të shënojnë rreth 24 gradë. Ndërkaq kushtet detare jo të mira jashtë gjiut të Durrësit nuk do të pengojnë lundrimin e anijeve dhe trageteve, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit, sipas të cilave tragetet e linjës Bari - Durrës kanë shënuar vonesa të vogla dhe tashmë po ankorohen në kalatat përkatëse. " Megjithëse është ditë pushimi përpunimi i anijeve do të vazhdojë sipas grafikëve ta paracaktuar dhe vetëm reshjet e pritshme lokale të shiut mund të ndërpresin përkohësisht këtë proçes, "thanë burimet. Gjatë natës së kaluar qyteti bregdetar u përfshi nga shtërngatat e shiut, ndërsa pas mesnatës, reshjet që vazhduan për disa orë, bllokuan kryqëzimet kryesore të Durrësit. /s.d//n.m/
KOMENTE