Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan- Komuna Bradashesh, Aty Ku Investimet Nuk Shterojne
English

Elbasan- Komuna Bradashesh, Aty Ku Investimet Nuk "Shterojne"

" ELBASAN, 20 Qershor/ATSH- Miranda Sadiku/ - Me një popullsi prej rreth 13 mijë banorë, si dhe me 17 fshatra, Komuna Bradashesh ne rrethin e Elbasanit është një ndër më të mëdhatë në mbarë vendin, si nga ana e popullsisë ashtu edhe nga investimet që janë kryer gjatë viteve të fundit. Të gjithë e njohin Komunën Bradashesh, pasi në të ndodhet Manastiri i Shën Joan Vladimirit, si edhe Stacioni "Ad Cuintum". Për të ardhur nga Tirana drejt Elbasanit përshkon një rrugë të drejtë dhe të asfaltuar e ndarë me dy degëzime, njëra drejt Komunës dhe tjetra drejt Manastirit dhe fshatit Shijon, për të mos lënë pa përmendur edhe ish- Kombinatin Metalurgjik, që rrethon komunën. "Komuna jonë rrethohet nga tre operatorë të mëdhenj industrialë. "ACR" ECF" dhe "Kurum", të cilat veç anës negative, asaj të ndotjes, na sigurojnë shumë të ardhura vjetore nga qeraja që i vjelim", thotë për ATSH-në kreu i kësaj komune, Sabri Sollaku. Të gjitha rrugët që të çojnë nga Komuna në fshatrat e saj, janë thuajse të ristrukturuara me parametra modernë dhe kjo falë investimeve si nga ana e Komunës, por edhe e qeverisë shqiptare. - Investimet në Komunë- Këtë vit Komuna Bradashesh ka nisur investime të rëndësishme me fondet e veta dhe të bixhetit të shtetit. Me një fond prej 4 miliardë lekësh, ku 3 miliardë janë dhënë nga qeveria shqiptare dhe pjesa tjetër me fondet e komunës, veç shkollës 9-vjeçare në Bradashesh, e cila është një godinë katërkatëshe me parametra të kohës, në këtë komunë kanë nisur shumë projekte në shërbim të komunitetit. Kryetari i Komunës, Sabri Sollaku, pohon se "rreth tre muaj më parë kanë nisur punimet për ndërtimin e një ujësjellësi për tetë fshatra të komunës, siç janë Bradashesh, Katund i Ri, Reçan, Karakullak, Kusarth, Fikas dhe Shijon, me një vlerë prej 170 milion lekësh të reja". Mësohet gjithashtu se janë në ndërtim kanalizimet e ujërave të zeza me një fond prej 100 milion lekësh në Katundin e Ri, si dhe një rrugë e re me një fond prej 75 milion lekësh po në këtë fshat. Të gjitha rrugët e brendshme të fshatit Bradashesh po ristrukturohen me një fond prej 55 milion lekësh. Sollaku shton se të gjitha këto investime po mundësohen nga qeveria shqiptare, ndërsa janë në vazhdim investime në segmentin Kusarth - Karakullak, me vlerë prej 50 milion lekësh të reja. Komuna Bradashesh ka në projekt edhe shumë investime të tjera. Janë parashikuar që këtë vit të ndërtohen 8 kilometra rrugë në 6 fshatra me fondet e vetë komunës, ndër të cilat Balëz Lart, Molash etj. "Kemi projektuar që në komunë të ndërtojmë edhe një gjimnaz si nevojë e domosdoshme për të gjithë banorët. Projekti tashmë ka përfunduar dhe i është dërguar Ministrisë së Arsimit për miratim", thotë Sollaku. Sipas tij, "kjo shkollë është premtuar nga Kryeministri Sali Berisha dhe pritet që punimet të nisin këtë vit". Komuna Bradashesh, që ndodhet rreth 6 kilometra larg qytetit të Elbasanit, është institucioni vendor rural me më shumë rrugë të asfaltuara dhe me një nivel jetese që i afrohet qytetit. /a.ke/
KOMENTE