Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan: Situatë Normale Pas Reshjeve Të Shirave
English

Elbasan: Situatë Normale Pas Reshjeve Të Shirave

ELBASAN, 20 Qershor/ATSH, Miranda Sadiku/ - Problemet në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore në qarkun e Elbasanit të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që ranë gjatë orëve të natës dhe që vijojnë edhe sot në mëngjes, u nromalizuan pas ndërhyrjes së punonjësve të ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve. Shefi i Shtabit të Emergjencave, Mustafa Arapi pohon për ATSH se " shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rënie masive dherash nga kodrinat në akset rrugore Elbasan- Librazhd në vendin e quajtur Kthesa e Murrashit si edhe në aksin rrugor Peqin - Elbasan në vendin e quajtur Papërr". Në këto dy akse rrugore përreth 30 minuta u bllokua qarkullimi i mjeteve. Arapi shtoi se "mjetet e ndërmarrjes së Rrugëve Rurale ndërhynë dhe bënë të mundur pastrimin e rrugëve nga dherat". Aktualisht situata paraqitet normale të dy akset janë të kalueshme, ndërsa punëtorët dhe mjetet e ndërmarrjes së Rrugëve Rurale janë në gadishmëri për të përballuar çdo situatë emergjente, tha Arapi./n.m/
KOMENTE