English

Holanda kualifikohet për në turin tjetër

Johanesburg, 20 qershor, NOA - Holanda është ekipi i parë në Kampionatin Botëror të futbollit që po zhvillohet në Afrikën e Jugut që kualifikohet për në 16-tëshe.

Në Grupin E, tulipanët mundën Japoninë me rezultatin 1:0 duke kryesuar tabelën e grupit me 6 pikë.

Kameruni u mund nga Danimarka me rezultatin 1:2 dhe me këtë ka dështuar para kohe për t'u kaulifikuar për turin tjetër.

Në Grupin D ndeshja mes Ganës dhe Australisë përfundoi barazim 1:1 dhe si pasojë Gjermania nuk kryeson më në këtë grup.

Gjermania dhe Serbia janë me nga tre pikë në këtë grup. Trajneri Joachim Low është shprehur i sigurt për kualifikimin e gjermanëve në garat e mëtejme.

“Ne do të jemi të guximshëm ditët e ardhshme, do të punojmë shumë të përqendruar, dhe jam i sigurt se do ta arrijmë raundin tjetër. Unë e shoh që skuadra nga ana psikologjike nuk është e dobët, madje me disa gjëra është edhe vetë autokritike.”

NOA

KOMENTE